EBRD – “Pasqyrë” e (ri)ndërtimit dhe zhvillimit ndër-shqiptar

(sguraziu – ap, p 2020)

vetëm nga EBRD mbi 1.690 milionë € huazime nga Shqipëria e Kosova, afro 160 projekte kyç financuar me mjete të huazuara

…rrugë, fabrika, spitale, hidrocentrale, koteca… çmos, politikanët mburren se ndërtojnë, me verdhushka të huazuara aq e lehtë t’jesh politikan mburravec, krekosen madje dhe kur inaugurojnë “çerdhe fëmijësh” sa herë duhen mbledhur votat e qytetarëve (kryebashkiaku i Tiranës psh), ama s’flasin dhe aq për “pasqyren” reale të zhvillimit, thjesht mburren për zotësi politike, psh. Kosova ka huazuar me qindra miliona, sëfundi qenë huazuar me dhjetra miliona € për projektin e “turqve” Kitka (prapë turqit, jabanxhi-birinxhi), e që do jetë mjaftueshëm për 1.4% të elektricitetit, paratë duhet kthyer me gjithë interesat e bankës (të cilat janë sekret), gjithsesi Kitka është energjia e parë e “gjelbër” e vendit, duhet minimum 20% + 20% + 20% të energjisë “green” për aderim denjësisht në EU, andaj Kosova ka kërkuar huazime po ashtu për turbinat në Bajgora, për “Zonën Industriale në Drenas”, për impiantet e ujërave të zeza, për urbanizmat e aeroportit (tashmë kryer, se vërtet qenë bërë gazi i botës) etj etj.
[ gjithsej 67 projekte, dhe 413 milionë € kullufitur nga EBRD deri tani ]

ndërsa Shqipëria 91 projekte, 1.280 milionë € huazime, një diç për t’u “çuditur” është se psh. që para 15 viteve (2005) Shqipëria i pati huazuar 8 milionë € për diç si “Projekt i Transportit Bashkiak të Tiranës” dhe ende është duke i paguar, ndërkohë huazimet e kanë kaluar miliardshin, hm… nëse për 8 milionë ende duke paguar, vallë si do paguhen pra qindra e qindra milionat… kur interesat e bankës janë “sekret”, i di vetëm banka dhe shteti që huazon : )

EBRD (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) – EBRD është në pronësi të 69 vendeve, si dhe pronësi e BE-së, dhe e Bankes Evropiane të Investimeve